Kapërceni te përmbajtja
Unilab Clinic MEDICAL & LABORATORY
Të gjitha shërbimet Shërbim mjekësor

Alergologji & Imunologji Klinike

Diagnoza dhe trajtim i alergjive ajrore, ushqimore dhe medikamentoze me Dr. Denis Gorçi.

Klinika e alergologjisë në Unilab udhëhiqet nga Dr. Denis Gorçi, alergolog dhe imunolog klinik me përvojë të gjerë në diagnozën dhe trajtimin e gjendjeve alergjike. Ne ofrojmë testet më moderne dhe protokollin e duhur të imunoterapisë.

Nëse keni shqetësime të vazhdueshme me kruajtje, teshtitje, hundë të zënë, skuqje të lëkurës ose reaksione të dyshimta ndaj ushqimit apo medikamenteve, një konsultë alergologjike mund të sjellë qartësi dhe një plan trajtimi efikas.

Çfarë ofrojmë

  • Test Prick për alergji ajrore (polen, pluhur, qime kafshësh)
  • Test Prick për alergji ushqimore
  • Vlerësim për alergji medikamentoze
  • Vlerësim për reaksione ndaj pickimit të insekteve
  • Plani i imunoterapisë (vaksina alergjike)
  • Konsultë e specializuar dhe ndjekje e rregullt

Kur është e nevojshme një konsultë

  • Teshtitje, kruarje në hundë ose sytë e ujshëm gjatë sezoneve të caktuara
  • Reaksione në lëkurë (urtikarie, ekzema) pa shkak të qartë
  • Probleme frymëmarrjeje ose gulçim pas ushtrimeve
  • Reaksione të dyshimta ndaj ushqimeve ose medikamenteve
  • Histori familjare me alergji ose astmë

Pyetjet më të shpeshta