IV Boost — Terapi Vitaminash
Terapi intravenoze me vitamina dhe minerale për rikuperim, energji dhe imunitet.
Terapi-a IV Boost ofron një rrugë të shpejtë dhe efektive për të rikthyer balancën e vitaminave, mineraleve dhe lëngjeve në trupin tuaj. Duke shmangur traktin tretës, lëndët ushqyese arrijnë drejtpërdrejt në qarkullimin e gjakut — me një efektivitet shumë më të lartë sesa suplementet orale.
Përpara çdo terapie, mjeku ynë vlerëson nevojat tuaja individuale dhe përshtat formulën specifike për qëllimin tuaj — qoftë rikuperim pas sëmundjes, energji shtesë, ose mbështetje për imunitetin.
Formulat tona
- IV Energy — kompleksi B + magnez për lodhje kronike
- IV Immune — vitamina C dozë e lartë + zink
- IV Recovery — pas sëmundjes ose ushtrimeve të rënda
- IV Beauty — biotinë, glutation, vitamina për lëkurë & flokë
- IV Hydration — rikthim i shpejtë i lëngjeve dhe elektroliteve
Kur ndihmon
- Lodhje kronike që nuk kalon me pushim
- Pas një gripi ose virozeje
- Stres i lartë dhe pagjumësi
- Gjatë sezoneve të ftohjeve për të forcuar imunitetin
- Rikuperim pas ushtrimeve intensive
Pyetjet më të shpeshta
Po. Të gjitha terapitë IV bëhen nën mbikëqyrjen e mjekut, me produkte të certifikuara dhe procedura sterile.
Frekuenca varet nga formula dhe qëllimi. Zakonisht 1 herë në javë për kuratë mbështetëse, ose sipas planit të personalizuar nga mjeku.